Aksion i Policisë në Prizren: 19 gjoba dhe 3 konfiskime për parkim të paligjshëm në zonën e gjelbëruar

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren (NJRTRR), gjatë një kontrolli të realizuar sot, më 21 maj 2025, ka ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar shkeljet në zonën e gjelbëruar të rrugës ‘Rrustë Kabashi’ në Prizren, përkatësisht në lagjen “Dardania” në afërsi të rrugës në drejtimin Prizren–Suharekë, raporton PrizrenPress.

Gjatë këtij kontrolli, sipas Policisë, janë identifikuar automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme në hapësira të gjelbëruara, veprim ky që përbën shkelje të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat në Trafikun Rrugor, konkretisht Neni 20, paragrafi 9, që ndalon dëmtimin apo ndotjen e ambientit përmes parkimit të mjeteve në vende të ndaluara.

“Si rezultat i këtij aksioni, janë shqiptuar 19 gjoba për kundërvajtje dhe janë konfiskuar 3 automjete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës bëri të ditur se do të vazhdojë me veprime të tilla për të siguruar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Ftojmë qytetarët që të respektojnë rregullat në trafikun rrugor dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit të pastër dhe të sigurt për të gjithë”, apelon policia./PrizrenPress.com

Më Shumë

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit