Dëmtime në varrezat e dëshmorëve në Landovicë/ Djali i dëshmorit Isuf Balaj kërkon ndërhyrje

Varrezat e dëshmorëve në Landovicë janë dëmtuar si pasojë , siç pretendohet, punimeve të dobëta.

Rasti është denoncuar nga Blerim Balaj, djali i dëshmorit Isuf Balaj, i cili ka dërguar fotografi të varrit të dëmtuar të babait të tij në adresë të redaksisë së PrizrenPress.

Balaj shprehet i shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe thotë se ky dëm është rezultat i mungesës së përkujdesjes dhe standardeve gjatë punimeve në hapësirat përreth varrezave.

“Është e papranueshme që të mos ruhet dinjiteti i dëshmorëve tanë. Kërkoj nga institucionet që të reagojnë menjëherë dhe të marrin masa për rregullimin e dëmeve”, është shprehur ai./PP/

Marketing

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit