Heroizmi i Besimit, pjesë e legjendës së Dubravës

Në historinë e luftës së shqiptarëve për liri dhe drejtësi, emri i Besim Paçarizit do të mbetet një simbol i guximit dhe sakrificës.

Ai ishte një nga të burgosurit politikë në Dubravë, ku u masakrua nga regjimi serb në vitin 1999, duke u bërë një nga mijëra viktimat e krimeve të organizuara kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Skender Sallauka, shok dhe bashkëveprimtar i heroit Besim Paçarizi, e vlerëson lart sakrificën e tij.

Në një shkrim në ‘Facebook’, ai tregon se ekzekutimi i Paçarizit ishte pjesë e politikës së terrorit të ushtrisë dhe regjimit serb, që synonte thyerjen e shpirtit të rezistencës shqiptare.

“Me gjithë torturat dhe vuajtjet, besnikëria e tij ndaj çështjes kombëtare e bëri atë një simbol të qëndrueshmërisë”, shkruan ai në Facebook.

Veç heroizmit të Besim Paçarizit, edhe familja e tij ka dhënë një kontribut të çmuar në çështjen kombëtare.

“Në vitet ’80, kur Kosova po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, ata ndihmuan familjet e varfra, ofruan ushqim dhe mbështetje për më të prekurit. Ky veprim nuk ishte thjesht një akt mbijetese, por edhe një formë rezistence – duke ruajtur unitetin shqiptar në kohë kur shtypja serbe përpiqej ta thyente atë”

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit