Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me kandidatë për deputetë dhe aktivistë të subjektit politik.
KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/2485715065175879
Nga ky organizim, përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vlerësuan mbështetjen dhe energjinë e të rinjve të Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset politike dhe shoqërore.

“Sonte pamë nga afër fuqinë, entuziazmin dhe vullnetin e rinisë për të qenë pjesë aktive e ndryshimit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive, ndamë ide, emocione dhe vizion për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e degës së VV-së në Prizren.
Tutje, organizatorët shprehën mirënjohje për pjesëmarrjen e ministres Saranda Bogujevci, kandidatëve për deputetë dhe të rinjve që iu bashkuan aktivitetit, duke e cilësuar rininë si forcën kryesore që e mban përpara subjektin politik./PrizrenPress.com
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
