Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe respekti.
Në reagimin e klubit theksohet rrugëtimi i tij nga futbolli drejt sakrificës për liri, duke e cilësuar si figurë të paharruar të historisë së klubit prizrenas.
“Nga fusha e futbollit te rruga e lavdisë, Përparim Thaçi mbeti shembull i trimërisë, dashurisë për atdheun dhe krenarisë së FC Lirisë”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Liria ka kujtuar se ai ka veshur fanellën e klubit me zemër, ndërsa më pas iu bashkua luftës për lirinë e Kosovës.
“Sot, në përvjetorin e rënies së tij heroike, kujtojmë futbollistin që veshi me zemër fanellën e FC Lirisë, por edhe dëshmorin që dha jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot. Emri yt nuk harrohet kurrë. Ti jeton në historinë e klubit, në zemrat e tifozëve dhe në kujtesën e kombit”, thuhet më tej.
Klubi e ka përmbyllur mesazhin me nderim të veçantë: “Lavdi e përjetshme dëshmorit Përparim Thaçi!”/PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
