12.8 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Valon Hoti zyrtarizohet kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës

“Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim” – kështu u theksua sot në takimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, ku në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti u zyrtarizua kandidatura e Valon Hotit për kryetar të komunës.

Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e Sekretarit Organizativ Alim Rama, Koordinatorit të Qendrës Gani Krasniqi, deputetit Salih Zyba dhe ish-deputetes Jetmire Vrenezi, ku u konfirmua mbështetja e plotë dhe e parezervë për Valon Hotin – deputet i Kuvendit të Kosovës – si kandidati që do të sjellë një qeverisje të drejtë, zhvillim dhe dinamikë të re për Malishevën.

Sipas Lëvizjes, qytetarëve u duhet një komunë që punon ndershëm, qeveris drejt dhe zhvillon çdo lagje e çdo fshat, ndërsa Valon Hoti do të angazhohet për t’i dhënë fund padrejtësive dhe neglizhencës që, sipas tyre, kanë karakterizuar qeverisjen lokale.

“Nën udhëheqjen e Valonit dhe me Lëvizjen në pushtet lokal, ndërlidhja komunë-qeveri do të funksionojë siç duhet, duke sjellë projekte të reja për Malishevën”, u tha në këtë takim mobilizues, ku u bë thirrje për angazhim maksimal deri më 12 tetor.

“Urime të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve të Malishevës! Le të punojmë për çdo orë të mbetur, në çdo lagje e çdo fshat, për fitoren e madhe të 12 tetorit”, përfundon komunikata./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

Totaj nga Gjonaj i Hasit: Punët tona po flasin, në mandatin e ri dyfishojmë investimet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u prit sonte me entuziazëm nga banorët e Gjonajt të Hasit, në një mbledhje elektorale ku u shpalos vizioni...

Lajmet e Fundit