6.6 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit |VIDEO

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e fundit pasi u sulmua nga një ari në orët e hershme të mëngjesit. Ngjarja e pazakontë u regjistrua nga kamerat e sigurisë, duke treguar momentet e panikut të saj ndërsa përpiqej të shpëtonte.

Në komunën e Mamushës në Kosovë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes. Një ari u shfaq në orët e hershme, në një zonë ku nuk është parë ndonjëherë një kafshë e tillë.

Përmes kamerave të sigurisë shihet se rreth orës 07:30, një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte duke dalë nga shtëpia për të shkuar në Prizren, u sulmua nga ariu. Vajza, e cila shpërtheu në panik, ia doli të shpëtojë në momentin e fundit.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Lajmet e Fundit