8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Rikthim spektakolar i kampionit: Trepça përmbys Bashkimin nga -15 në +7

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi u përball me një humbje të rëndë, pavarësisht një nisjeje të shkëlqyer, duke u mposhtur nga Trepça me rezultat 64:71 në derbin e javës së dhjetë të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të hershme 18:3 dhe duke e mbyllur çerekun e parë 22:10, duke dhënë përshtypjen se fitorja do të mbetej në shtëpi. Por Bashkimi nuk arriti ta mbante ritmin, duke u ndalur në periudhat e tjera, gjë që u shfrytëzua maksimalisht nga kampionët në fuqi.

Trepça reagoi në tri çerekët pasues, të cilat i fitoi bindshëm (14:18, 14:20, 14:23), duke realizuar një rikthim të madh dhe duke e përmbysur plotësisht lojën e Bashkimit.

Te Bashkimi, lojtari më i spikatur ishte Dequon Lake, që shkëlqeu me 20 pikë dhe 13 kërcime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të ndalur rënien e skuadrës portokallezi.

Te Trepça, më i miri ishte Mikaile Tmusiq, me 20 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime, duke udhëhequr rikthimin e mitrovicasve.

Kjo shënon humbjen e tretë radhazi të Bashkimit, pas një serie mbresëlënëse prej shtatë fitoreve. Ndërkohë, Trepça shkon në 6 fitore dhe 3 humbje, duke vazhduar të qëndrojë në garë për kreun e tabelës./PrizrenPress.com/

https://insajderi.org/kqz-hap-konkursin-per-1100-zyrtare-per-zgjedhjet-e-28-dhjetorit-ja-detajet/?fbclid=IwY2xjawOmjmpleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFJc2tMSG1mSElFczNFY1F4c3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHjLRieNkg2qfuW-De1dNDuelyXJRPalF8VR4cIZ2F2V2R7jf_SUGYutBhE5U_aem_CqzCMqGQOanBN2D44gE9xw

Më Shumë

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Lajmet e Fundit