10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

48 vjeçarja ia jep veshkën djalit dhe e shpëton nga vdekja

Një nënë e ka shpëtuar djalin e saj të sëmurë rëndë duke i dhuruar një nga veshkat e saj.

Josh Houston, 25 vjeçar, u diagnostikua me një sëmundje që sulmon veshkat dhe kufizon funksionet e tyre, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Funksioni i tij i veshkave kishte rënë në vetëm 33 përqind dhe ai u vendos në një dietë rigoroze.

Tetorin e kaluar, Josh ishte në spital kur mori një telefonatë për të thënë se ishte gjetur një veshkë nga një donator i vdekur. Por ai rezultoi pozitiv për COVID-19 ndërsa ishte në spital dhe kirurgëve iu desh të anulonin operacionin dhe veshka t’i dhurohej dikujt tjetër.

Josh tani ka nisur jetë të re falë nënës sëtij Michelle Houstin, 48 vjeçare, e cila ia dha veshkën.

Nëna e tre fëmijëve, i dha veshkën djalit të saj dhjetorin e vitit të kaluar, pasi kuptoi se ishte e përshtatshme.

Të dy tani janë në shtëpi duke u rikuperuar mirë dhe trupi i Josh po i përgjigjet veshkës së tij të re.

Më Shumë

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Qeveria vendos për vlerën e pensioneve, ekzekutohen të rritura nga nesër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të...

Lajmet e Fundit