6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

500 kosovarë presin kthimin nga Hungaria

RefugjatMinistria e Punëve të Jashtme (MPJ) e së Kosovës, ka njoftuar se përmes ambasadës në Hungari është duke përcjell me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, të cilët në përpjekje për të migruar në shtetet e Evropës, aktualisht ndodhen në Hungari.

“MPJ në vazhdimësi po mbledh informacione për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të tyre në këtë shtet mik, me ç’rast autoritetet hungareze kanë siguruar se qytetarët e Kosovës janë duke u trajtuar në përputhje me standardet evropiane që lidhen me trajtimin e azilkërkuesve”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

Sipas informacioneve të fundit të ofruara nga autoritetet hungareze, numri i shtetasve kosovarë që janë kapur duke tentuar të futen ilegalisht në Hungari, ditëve të fundit ka pësuar rënie dhe se numri aktual i shtetasve të Kosovës që presin kthimin është rreth 500.

“Pas konsultimeve me autoritetet hungareze dhe shtetasit kosovarë që janë të vendosur në qendra të ndalimit dhe pranimit të azilkërkuesve jemi informuar se kushtet e jetesës, shërbimet dhe ushqimi i tyre është në nivel, iu ofrohet mundësi e komunikimit me telefon dhe internet, dhe se nuk ka evidencë të keqtrajtimit fizik apo ofendimit”, është thënë në këtë komunikatë.

MPJ ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hungareze lidhur me fasilitimin e procedurave të kthimit, rrjedhimisht kthimin sa ma të shpejtë të tyre në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se përmes Ambasadës në Hungari, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet hungareze do të angazhohet fuqishëm për të ofruar çdo lloj asistence rreth trajtimit dhe procedurave të tjera deri në kthimin e qytetarëve të Kosovës në vendlindje.

“Hungaria si vend mik, ka qenë dhe mbetet përkrahëse e fuqishme e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës, në veçanti ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë Republikën e Kosovës në perspektivën e saj evropiane, procesin e liberalizimit të vizave e po ashtu edhe anëtarësimin në organizma rajonal e ndërkombëtar. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, personalisht po angazhohet fuqishëm dhe ka intensifikuar kontaktet me autoritetet hungareze, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë dhe përmbylljes së suksesshme të kësaj situate”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit