8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Kujt po i kërkon Remi të hapin rrugë në UP?

RrustemMustafa–RemiRrustem Mustafa – Remi thotë se Universiteti i Prishtinës nuk mund të ketë zhvillim me ata që thonë se siguruan ekzistencën e UP-së, apo edhe me ata që punuan si eksperiment në dekadën pas luftës.

Sipas tij, ata duhet të hapin rrugën dhe të ndërtohet modeli perëndimor në Kosovë.

Ja postimi i plotë i anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa në Facebook:

Sikur (Konica) flet për kohet e sotme për gjithë Shqipërinë, e veçanërisht Kosovën, duhet hapur rrugët për dije dhe edukate te larte. Nga ata qe thonë se siguruan ekzistencën e UP, apo ata qe punuan si eksperiment këtë dekadë pas luftës nuk mundet te ketë zhvillim, ata duhet te hapin rrugën dhe te ndërtojmë modelin PERENDIMOR ne vendin tonë. Bashke mundemi!!
Faik Konica
“Shqipëria ka pasur edhe në kohërat e shkuara studentë. Po ata mësimin e tyre, të mbaruar a gjysmak, e vejin në shërbim të një guverne të huaj. Vendi i tyre nuk ish i lirë që t’i faljin djersën edhe trurin.
Sot puna ndryshoi. Kemi sot një Shqipëri më vete, nënë të të gjithë bijve të saj edhe njerkë t’asnjërit. Ajo do t’i presë me krahë të hapura djemtë e saj që kthehen në shtëpi nga shkolla, – po duhet dhe këta diç t’i shpien nënës nga kurbeti.
Nuk është mjaft, nuk është gjë prej gjëje, o studentë në i shpufshi Shqipërisë një dipllomë vetëm. Duhet t’i shpini edhe një mendim. Dhe ay mendim duhet të jetë aq’ i fuqishmë sa t’i shërojë trupin nga çdo sëmundje dhe t’i japë Zonjës së brengosur shëndetin dhe forcën për të qeverisur shtëpinë si nikoqire.”
1921

Më Shumë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit