20.8 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Balje: Nuk pati gjykatë për Srebrenicën e po bëhet për Kosovën

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka thënë se nuk do të votojë gjykatën speciale pikërisht për këtë arsye. Ajo është kundër edhe për shkak se autoritetet kosovare nuk po e formojnë komunën e Reçanit.

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka thënë se nuk do ta votojë gjykatën speciale, kur ligji për të të vijë në Kuvend.

“Nuk është formuar gjykatë speciale për Srebrenicën e po formohet gjykatë speciale në Kosovë”, ka thënë ajo në një konferencë në qendrën mediale në Cagllavicë, raporton Kim Radio, transmeton Klan Kosova. Nuk them se ata që kanë bërë krime nuk duhet të përgjigjen. Drejtësia ndoshta është e ngadaltë, por ajo vjen, kjo është e sigurt”, ka thënë Balje.

Ajo ka thënë se arsye tjetër e votës kundër të saj është edhe mosformimi i komunës së Reçanit. Për më tepër, Balje tha se kryeministri aktual i Kosovës po i ikën çfarëdo takimi me përfaqësuesit e bashkësisë boshnjake.

Deputetja boshnjake tha do ta shfrytëzojë situatën rreth gjykatës speciale, për të përfituar sa më tepër që mundet për bashkësinë e saj.

“U kam thënë të gjithë atyre që insistojnë të votojnë për këtë gjykatë speciale – me mua mund të negocioni. Për mua politika është mundësi e bisedimeve dhe negociatave, por në asnjë mënyrë një ditë para votimit”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2366 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 48 aksidente...

Familja Gashi në Mleqan të Malishevës merr çelësat e shtëpisë së re

Në fshatin Mleqan të Malishevës, familja Gashi ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re, dhuratë nga Shoqata humanitare “Bereqeti”. Ceremonia e dorëzimit u...

Lajmet e Fundit