Enver Hasani veç edhe dy javë në Kushtetuese

Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i kanë mbetur më pak se dy javë deri në përfundimin e mandatit, gjatë të cilit ai është kritikuar shumë për vendime të padrejta e në favor të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përveç Hasanit, më 26 qershor mandati i përfundon edhe gjyqtarit Kadri Kryeziu. Prandaj largimi i këtyre gjyqtarëve dhe ardhja e dy gjyqtarëve të rinj e të paanshëm, sipas përfaqësuesve të partive politike dhe analistëve mund të ndikojë pozitivisht në kthimin e imazhit dhe kredibilitetit te Gjykata Kushtetuese.

Për këto dy pozita si gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë të kësaj Gjykate ia ka propozuar Kuvendit për votim gjashtë kandidatë: Gresa Cakaj-Nimani, Remzije Istrefi-Peci, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Zef Prenrecaj. /Zëri/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit