Shqiptarët protestojnë sot në Shkup

Marshi gjithëshqiptar do të protestojë sot në Shkup me moton “Protestoj shqip”.

Kërkesat e preotestuesve janë dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti; zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe kërkesa për një marrëveshje të re për Maqedoninë.

Organizatorët kanë thënë se ky është marsh shqiptar, pa emblema partiake dhe për këtë arsye edhe një herë i kanë ftuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që të dalin bashkë me familjet e tyre për t’i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste.

Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë nëpër rrugën Cvetan Dimov, deri te semaforët e qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku do të kthejë djathtas dhe do të drejtohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit