Jep dorëheqjen ‘mbretëresha’ e sfilatave

Supermodelja Cara Delevingne, në moshën 23 vjeçare ka vendosur që ti japë fund botës së modelimit.

Bukuroshja e super paguar ka vendosur që ti dedikohet aktrimit dhe muzikës, ndërsa ka thënë se ndjehej mjaft e lodhur.

Ndonëse nuk pritej t’i jepte fund në moshën 23-vjeçare, kjo deklaratë surprizë vjen për revistën “Time”.

“Është si të luftosh e fluturosh për muaj me radhë, në hap me kohën, por ka të bëjë dhe me gjendjen mendore… të urresh veten tënde, trupin tënd, pamjen tënde, nuk është veçse përkeqësim”, ka thënë Delevingne.

Cara është cilësuar si supermodelja më e veçantë e kohëve të fundit dhe ka qenë një muzë për Carl Lagerfeld, por ajo i është koncentruar në aktrim, duke u shfaqur në rol krysor në filmin ‘Paper Towns‘ dhe në filmin shumë të pritur ‘Suicide Squad‘.

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit