3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Në Paris vriten njerëz, në Tiranë shiten libra për terrorizmin

Poetja dhe botuesja e njohur, Flutura Açka, ka reaguar ndaj sulmeve terroriste në Paris. Përmes llogarisë së saj në Facebook ajo ka shkruar:

“Në mes të Parisit, dje, një të premte të zezë vriten dhjetra njerëz nga terrorizmi, në mes të Tiranes shiten libra si ky që po publikoj. Dhe prapë mbrëmë pati deklatata se sa shumë përpjekje paskemi bërë kundër Terrorizmit. Libra si ky shiten qete-qetë në panair, në shqip e pa taksë…
Ndërsa sa për skenat e mbrëmshme në Paris janë pershkruar gati besnikërisht nga parashikuesi ogurzi Michel Huellebecq te “Nënshtrimi”.
R.I.P. për francezët e thjeshtë që Zoti t’i pranojë, edhe pse i vranë në emër të tij, pa e pyetur”.

Houllebecq-Profeti Ogurzi

I cilësuar si ‘Profeti Ogurzi’ i letërsisë franceze, cilësime që nisën qysh me botimin e romanit “Platforma”, Houllebecq vazhdon ende të provokojë, siç bën edhe me dy veprat që po i prezantohen tani lexuesit shqiptar: “Nënshtrimi” dhe “thérrmijat elementare”. Profeti ogurzi i romanit “Platforma” paralajmëroi në epilogun e veprés së tij ankthin e një sulmi terrorist, i cili në fakt pak javë më vonë, më 11 shtatorit të vitit 2001, duke e ndryshuar përfundimisht konceptin mbi paqen, jo vetëm në Amerikë, por edhe në të gjithë botën. Qysh nga ajo kohë, Michel Houellebecq nuk ka reshtur së provokuari me veprën dhe me staturen e tij si shkrimtar, botën letrare dhe opinion publik.

Pas daljes së romanit “Platforma” në vititn 2001, Houellebecq u shpreh se Islami është ‘feja më budallaqe në botë’. Për këtë arsye, myslimanët e denoncuan dhe ai u detyrua t’i nënshtrohej një procesi gjyqësor, të cilin e fitoi, por duke i kushtuar atij largimin nga Franca.

Flutra Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. /KultPlus.com

Më Shumë

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Delirium

Lajmet e Fundit