Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Sipas aktakuzës, më 18 mars 2026, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri D.D., duke drejtuar automjetin e tij dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ka goditur për vdekje një këmbësor 34-vjeçar, me incialet I.O.

Në aktakuzë bëhet e ditur se i pandehuri ishte duke vozitur me shpejtësi prej 75 km/h, në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/h.
“Si pasojë, nga shpejtësia e lartë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale për të ndjerin”, thuhet në aktakuzë.
I.O, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka ndërruar jetë, ndërsa sipas raportit të autopsisë, vdekja ka ardhur si rezultat i lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në trafik.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
