Limaj: Opozita duhet ta shqyrtojë braktisjen e Kuvendit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit është i panevojshëm.

“Vazhdimi i përdorimit të gazit në seancat e Kuvendit mendoj se është i pa nevojshëm”, ka thënë Limaj për IndeksOnline, duke paralajmëruar një formë të re të kundërshtimit të qeverisë.

Sipas tij, opozita duhet ta trajtojë seriozisht qëndrimin në Kuvend.

“Ndoshta ka ardhur koha që opozita ta trajtoj seriozisht qëndrimin e saj te mëtutjeshëm në Kuvend”, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën.

“Pas krejt asaj që ka ndodhur deri më tani, e posaçërisht tashmë kur ekziston vendimi i Gjykatës që i dha të drejt opozitës së marrëveshja e parimeve e nënshkruar në Bruksel është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, arsyeton Limaj.

Tutje ai thotë se kjo qeveri është shkelëse e Kushtetutës, ky Kuvend e ka humb legjitimitetin e vet dhe e vetmja zgjidhje është që vendi të shkoj në zgjedhje.

Për formë të re të veprimit të opozitës, ka folur sot për Gazetën Express edhe nënkryetari i AAK’-së, Adrian Gjini.

Ai ka treguar se AAK-ja po shqyrton edhe mundësinë e largimit nga Kuvendi, si formë e kundërshtimit opozitar.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit