Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
‘‘Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes’’, tha Krasniqi për Insajderin.
Tutje, shtohet edhe se, i dyshuari për sulmin është arrestuar, dhe se, është sekuestruar një armë zjarri AK-47.
‘’Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit’’, është thënë nga Policia
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

