KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli.
Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të detajuar të kampionatit ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit, ku janë shqyrtuar rezultatet e arritura gjatë sezonit.

“Në përfundim të takimit, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet Kryetrajnerit Sokoli dhe KF Malishevës të përfundojë në këtë fazë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Klubi ka falënderuar Sokolin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa trajneri ka shprehur mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen e treguar nga drejtuesit e klubit.
KF Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndahen në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
