Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Kurti deklaroi se ky investim do të ndihmojë jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset e kësaj ane.

“Ky segment nis në fshatin Arllat, vazhdon në Terpezë e Ulët dhe e Lartë, për të vazhduar më pas nga Malisheva”, tha ai.

“Lidhja e qytetit të Malishevës, me rrugët rajonale dhe nacionale, do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe do të krijohet siguria e qytetarëve në komunikacion”.

“Nga kjo rrugë do të përfitojnë jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset, derisa standardet e ndërtimit të kësaj rrugë do të jenë të nivelit bashkohorë, duke bërë edhe rehabilitimin e trupit të rrugës, aty ku ka rrëshqitje të dheut”, shtoi më tej kryeministri në detyrë.

Ndërsa, Basha, deklaroi se brenda dy muajve, Qeveria Kurti po investon mbi katër milionë euro në komunën e Malishevës.

“Investim mbi 1.8 milionë euro, kjo i bie që Qeveria Kurti po investon mbi 4.2 milionë euro brenda dy muajve në Komunën e Malishevës”, tha Basha.

“Investimet në këtë komunë nuk do të ndalen, pasi do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të ndihmojmë qytetarët e kësaj ane”, potencoi më tej ministri në detyrë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatësia e segmentit rrugor që i nënshtrohet rikonstruktimit është 11.765 metra, me një investim prej 1,847,061.21 euro. Afati i realizimit të projektit është 150 ditë pune.

Autoritetet kanë bërë të ditur se projekti synon përmirësimin e qarkullimit rrugor, rritjen e sigurisë në trafik dhe forcimin e lidhjes ndërmjet Arllatit dhe Malishevës përmes rikonstruktimit të plotë të segmentit ekzistues.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit