9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Prizren: Aktakuzë për katër zyrtarë për keqpërdorim të pozitës dhe uzurpim të pronës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve B.K., B.B., I.S. dhe F.H., për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragraf 1 të KP si dhe për veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 paragrafi 1 të KP.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe B.B., në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie nga personi tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Me këto veprime të pandehurit B.K. dhe B.B., kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragraf 1 të KP.

Ndërkaq, I.S., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dhe shfrytëzuar pronën e paluajtshme në sipërfaqen prej 7 (shtatë) ari, nga data e pavërtetuar deri në fillim të vitit 2015, të personit tjetër, pronë kjo e evidentuar si pronë publike. I pandehuri I.S., pronën në fjalë ia ka shitur të pandehurit F.H., për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro pa pasur fletë poseduese nga kadastri.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri tjetër F.H., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që në fillim të vitit 2015, pa kontratë të vërtetuar me shkrim dhe pa dokumentacion përkatës, ka blerë pronën në sipërfaqe prej 7 (shtatë) ari, për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro, nga i pandehuri I.S.

Me këto veprime dy të pandehurit I.S dhe F.H., kanë kryer veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 paragrafi 1 të KP. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Lumi Toplluha del nga shtrati, vërshohet Samadrexha e Suharekës

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend, edhe zona e Suharekës është prekur nga përmbytjet. Një pjesë...

Lajmet e Fundit