Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rasti u raportua  dje  rreth orës 16:05, në Stacionin Policor në Prizren nga nëna e fëmijës. Nëna e djalit  kishte deklaruar se ai  ishte larguar nga shtëpia rreth orës 13:05, në rrugën “Besnik Belloda”, dhe se pavarësisht kërkimeve të bëra tek familjarët dhe të afërmit, nuk kishte arritur ta lokalizonte.

Pas pranimit të informacionit, Policia ka njoftuar njësitë relevante hetimore dhe patrullat në terren, të cilat kanë nisur menjëherë kërkimet bazuar në përshkrimin e fëmijës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Nëna bashkë me djalin  rreth orës 18:05  është paraqitur sërish në polici,  duke njoftuar se e kishte gjetur atë në sheshin “Shatërvan” në Prizren.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit