Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani, si dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Faton Selami.

Takimi vjen një ditë pasi përfaqësuesit e institucioneve homologe nënshkruan në Prizren një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila synon krijimin e një kornize më të avancuar të bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në rajon.

Me këtë rast, palët diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel lokal, me fokus në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe garantimin e të drejtave të tyre.

“Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel lokal, me fokus të veçantë ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Totaj.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit