Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, të cilat gjatë ditëve të para të javës do të sjellin vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit, reshjet e pritshme konsiderohen të favorshme për sektorin e bujqësisë, pasi ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës dhe përmirësimin e kushteve agrometeorologjike për kulturat bujqësore.

Instituti thekson se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e qytetarëve, megjithëse personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike mund të ndiejnë shqetësime të lehta gjatë periudhave me temperatura më të larta dhe para zhvillimit të stuhive lokale.

Po ashtu, bëhet thirrje për kujdes nga rrezatimi ultraviolet, pasi indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe të përdorin masa mbrojtëse.

Sipas parashikimit pesëditor, e hëna, e marta dhe e mërkura do të karakterizohen nga mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa nga e enjtja pritet stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperaturave.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 31 gradë Celsius në fillim të javës, ndërsa të enjten dhe të premten do të arrijnë deri në 32 dhe 33 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë që fundjava e punës të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit