Arrestohet një person në Malishevë, shfrytëzoi kundërligjshëm pronën kontestuese

Një banor i fshatit Kijevë të Malishevës, ka marrë në duar ligjin, për të zgjidhur një kontest pronësor. Pavarësisht që kontesti pronësor ishte në pritje të zgjidhjes nga Gjykata, ai kundërligjshëm ka filluar të shfrytëzojë pronën.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti për shkak të një kontesti pronësor për të cilin ekzistonte procesi gjyqësor në zhvillim e sipër, i njëjti ka filluar kundërligjshëm shfrytëzimin e kësaj prone kontestuese”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit