Nisin vizitat shëndetësore për nxënësit e shkollave të Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Drejtori i QKMF-së, Mehmedali Gashi tha se stafi mjekësor është shumë i përgatitur për realizimin sa më të suksesshëm të këtij aktiviteti.

“Qëllimi i vizitave është vlerësimi i gjendjes shëndetësore të fëmijëve dhe identifikimi i hershëm dhe me kohë i anomalive eventuale të patologjive të fëmijëve”, tha Gashi,transmeton TVPZ.

Sipas tij, kontrollit sistematik mjekësor, sivjet do t’i nënshtrohen 7800 nxënës të të gjitha komuniteteve në Prizren.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se ky aktivitet shëndetësor është shumë i rëndësishëm.

“ Pas këtyre kontrolleve e dimë gjendjen shëndetësore të nxënësve”, tha Muja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit