Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë fazë do të përfitojnë 700 fermerë, të cilëve do t’u shpërndahen gjithsej 5,600 thasë pleh artificial.

“Do të përfitojnë 700 fermerë, me gjithsej 5,600 thasë pleh artificial, duke ndihmuar në lehtësimin e kostove të prodhimit dhe në rritjen e rendimenteve bujqësore”, thuhet në njoftim.
Shpërndarja e plehut po realizohet në barnatoren bujqësore Agronomi, sipas listave të shpallura të përfituesve.
Komuna e Rahovecit ka theksuar se mbështetja e sektorit të bujqësisë mbetet një nga prioritetet kryesore, me synim rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fermave lokale./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
