Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar gjatë gjithë ditës.
Në një reagim publik, ai theksoi se qytetarët e Suharekës dëshmuan edhe një herë vlerat më të mira të qytetarisë dhe respektin për proceset demokratike.
“Sot, edhe një herë, dëshmuat vlerat më të mira të qytetarisë sonë. Me dinjitet, qetësi dhe kulturë të lartë demokratike, treguat se Suhareka di të respektojë proceset demokratike dhe të vendosë interesin e përgjithshëm mbi çdo dallim. Ju falënderoj nga zemra për maturinë, respektin dhe përgjegjësinë që treguat gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Muharremaj.

Ai e cilësoi këtë si një fitore të demokracisë dhe qytetarisë, duke bërë thirrje për respekt të ndërsjellë dhe unitet.
“Kjo është një fitore e qytetarisë, e demokracisë dhe e traditës sonë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë. Sot nuk ka vend për ndarje, por për respekt të ndërsjellë. Prandaj, uroj sinqerisht suksese të gjitha subjekteve politike dhe çdo kandidati që ka kërkuar besimin e qytetarëve. Demokracia forcohet kur garojmë me ide dhe e respektojmë vullnetin e qytetarit”, theksoi ai.
Muharremaj shprehu krenarinë për qytetarët e Suharekës dhe angazhimin e tyre në proceset demokratike.
“Jam krenar me Suharekën dhe me secilin prej jush. Le të vazhdojmë të ecim përpara me unitet, vizion dhe përkushtim për zhvillimin e vendit tonë. Sot fituesi më i madh ishte qytetaria juaj”, përfundoi ai./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
