-1.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

PDK në Prizren: VV në panikë, audio-incizimi është i montuar

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, kallëzimin penal të Vetëvendosjes, ndaj kandidatit Shaqir Totaj, e vlerëson konsum politik dhe mediatik.

Sipas këtij subjekti politik, VV në Prizren është në panik.

“Ne u’a rikujtojmë se rrugëtimi politik i PDK-së është i përbashkët me qytetarët shqiptarë, turq, boshnjak, rom, ashkalinjë e egjiptas të Prizrenit”.

“PDK, dega në Prizren, mirëpret “ndryshimet e qëndrimeve dhe parimeve bojkotuese të deritanishme në ideologjinë e VV-së, të cilët kanë filluar të reflektojnë, duke i njohur institucionet e Republikës së Kosovës dhe organet e drejtësisë”.

“Vetëvendosje në Prizren, në mungesë të ofrimit të programit qeverisës për qytetarët e komunës së Prizrenit dhe si shkak i frikës për humbje në zgjedhjet e 22 tetorit, bien në nivele të ulta të propagandave shterpe” .

“Kandidati për kryetar, njehërit kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, është qytetar i ndershëm i Prizrenit, i cili bashkëjeton me multietnicitetin në Prizren dhe njihet nga të gjithë qytetarët prizrenas si një person me vlera të larta shoqërore, etike dhe profesionale”.

“Përgatitja profesionale dhe tradita familjare e z.Shaqir Totaj nuk përkon me atributet e mveshura nga oponent të caktuar, të cilët fyejnë dinjitetin dhe integritetin e tij” .

“Qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës kanë me mijëra inçizime të linçimeve politike e kërcënimeve nga drejtues e anëtarë të VV-së për shumë zyrtarë të Republikës së Kosovës, madje edhe aksionet e programuara të VV-së mbi institucionet e Kosovës me mollotov e zollë, si rastet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Të gjithë zyrtarët e VV-së, fjalimet e tyre i kanë të shkruara nga zyrat Gebelsiane të VV-së në Qendër dhe kanë një vokabular të njëjtë me epitete dhe emra të ndryshëm e denigrues për të gjithë ata që nuk janë me VV-në”.

“Audio-inçizimi i montuar e përpunuar dhe dorëzimi i kallëzimit penal, sot, nga VV është sinjal i qartë i mungesës së përkrahjes qytetare për VV-në dhe se përgjigjen meritore do ta merr në referendumin e 22 tetorit, ku do të pësojë fijaskon e rradhës politike”.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, fton të gjithë kundërshtarët politik dhe opinion e gjerë publik, që të zhvillojnë fushatë elektorale dinjitoze, të bazuar në vlera dhe ofrim të alternativave, ashtu siq Prizreni e ka traditë në kulturën e tij si një qytet multietnik dhe multikulturor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni zyrtarizon Durim Gashin

Sulmuesi i krahut me përvojë dhe ish lojtar i skuadrave të njohura të Superligës, Prishtina, Ballkani, Ferizaji, ndër të tjera edhe Liria e Suhareka...

Gentrit Bislimi i është bashkuar Lirisë së Prizrenit

Futbollisti Gentrit Bislimi i është bashkuar Lirisë së Prizrenit, duke mbajtur numrin 33. Ai është një mbrojtës i përkushtuar dhe i vendosur, që premton të...

Lajmet e Fundit