Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/share/v/1EUQU2y1vf/
Ai tha se takimi u zhvillua në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tyre në çlirimin e vendit.

“Gjatë këtij takimi, rikujtuam me nderim sakrificën, guximin dhe betejat e lavdishme të luftëtarëve të lirisë, duke vlerësuar veçanërisht veprën e dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë”, tha Totaj.

Sipas tij, lufta dhe sakrifica e pjesëtarëve të UÇK-së mbeten bazë e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“Kontributi i luftëtarëve të UÇK-së mbetet themel i lirisë sonë dhe obligim i përhershëm për ta ruajtur dhe forcuar shtetin që është ndërtuar me sakrificë”, u shpreh ai.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
