Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë.

Si pasojë e incidentit, autoritetet kanë arrestuar tre persona që dyshohen për përfshirje në rast. Përveç, dy të rinjve, tashmë Policia e Kosovës ka arrestuar edhe nënën e tyre.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se është sulmuar me thikë gjatë konfliktit dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në të njëjtën ngjarje është lënduar edhe babai i viktimës, i cili po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Hetimet e para kanë rezultuar me arrestimin e dy burrave dhe një gruaje, të cilët fillimisht janë trajtuar për lëndimet e pësuara dhe më pas janë intervistuar nga hetuesit. Me vendim të organeve kompetente, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Rasti është duke u hetuar nën dyshimet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në ngjarjen fatale.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme. Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar disa dëshmitarë. Më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është intervistuar edhe nëna e të dyshuarve në cilësinë e të dyshuarës, në prezencë të mbrojtëses së saj, nën dyshimin për veprën penale ‘Shtytje në vrasje’”, tha zyrtari policor Shaqir Bytyqi për teve1.info.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit