Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare.
Gjatë vizitës, ai ka marrë pjesë edhe në takimin e bizneseve të diasporës dhe atyre nga Kosova, të mbajtur në Konsullata e Kosovës në Cyrih, me përkrahjen e Caritasi Zviceran.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, në këto takime është promovuar potenciali ekonomik i qytetit dhe janë prezantuar mundësitë që ofron Prizreni për investime dhe partneritete të reja.
“Bizneseve të diasporës u është bërë thirrje që të investojnë në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar potencialin dhe mundësitë që ofron qyteti ynë për zhvillim ekonomik dhe partneritete të reja”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prizrenit vlerëson se bashkëpunimi me diasporën mbetet një ndër faktorët e rëndësishëm për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik lokal./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
