Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 qershor.
Muharremaj, përmes një postimi, theksoi se institucionet komunale kanë filluar koordinimin dhe planifikimin e aktiviteteve për të siguruar një organizim sa më të suksesshëm të ngjarjes.

“Përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle kanë nisur. Me planifikim të kujdesshëm, koordinim me institucionet dhe shumë energji pozitive, po përgatisim një mirëseardhje që do të mbahet mend”, ka shkruar ai, në Facebook.
Karnavali Golden Eagle është një nga ngjarjet më të mëdha festive në Suharekë, duke mbledhur çdo vit mijëra vizitorë nga Kosova dhe rajoni. Edicioni i sivjetmë pritet të sjellë program të pasur artistik, aktivitete kulturore dhe atmosferë festive përgjatë dy ditëve të organizimit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
