Dështon zgjedhja e kryesuesit në Kuvendin e Malishevës

Grupet politike në Kuvendin Komunal të Malishevës nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, duke bërë kështu që mbledhja të shtyhet për të hënën.

Sipas një komunikate të Komunës së Malishevës, mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për sot, është shtyrë për të hënën e ardhshme.

“Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme. Në këtë mbledhje të parë, është dashur të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, por për gati dy orë, grupet politike, që e përbëjnë Kuvendin e Komunës, nuk kishin arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit, dhe gjatë kësaj kohe, vazhdimisht kanë lëvizur herë brenda e herë jashtë sallës së kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka 31 anëtarë, ndërsa asnjë subjekt politik nuk e ka shumicën. Kuvendi i Komunës së Malishevës, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, ka këtë përfaqësim të subjekteve politike: NISMA ka 11 anëtarë, PDK, ka 9 anëtarë, LDK ka 6 anëtarë, LVV ka 4 anëtarë dhe AAK 1 anëtar.

Mbledhja e KK të Malishevës, do të vazhdoj punimet të hënën me 15 janar 2018, duke filluar në ora 10:00.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit