Banorët e Drenocit të Rahovecit nuk do të kenë më probleme me ujë të pijes

Janë në përfundim punimet në “Hapjen e pusit dhe insatlimi i pajisjeve përcjellëse për ujë të pijes në fshatin Drenoc”, projekt i cili financohet nga KRU “Gjakova” dhe Komuna e Rahovecit.

Pasi që në periudhat e thatësirave të mëdha, fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit kishte vështirësi me furnizim me ujë, nga ky muaj e tutje ky problem nuk do të ekzistoj më për këtë fshat i cili numëron mbi 2000 banorë dhe mbi 270 konsumatorë.Vlera investive e projektit është: 16,927.10 €

Përfundimi i punimeve pritet te realizohet deri në fund të muajit Janar 2018.

.

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit