16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

MKRS me telegram ngushëllimi për familjen Çeliku

Rexhep Çeliku, një nga ikonat e Ansamblit Popullor Shqiptar është shuar përgjithmonë në orët e para të ditës së sotme pas një sëmundjeje të rëndë. Vetëm dy ditë më parë presidenti i vendit Ilir Meta e dekoroi atë me “Nder i Kombit” , titull të cilin artisti e pranoi vetë në ceremoni.

Me këtë rast, edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e Rexhep Çelikut.

Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të ikonës së valles shqipe, Rexhep Çeliku

E nderuara familje Çeliku,

Të nderuar kolegë të Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve dhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ikonës së valles shqipe, Mjeshtrit të Madh dhe Nderit të Kombit, Rexhep Çeliku

Kultura shqiptare anekënd ku frymohet shqip, ka përjetuar një humbje tepër të madhe dhe të pazëvendësueshme në tërësi veçanërisht në fushën e koreografisë.

Nëpërmjet këtij telegrami më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia të thella, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe në emrin tim personal.

Me angazhimin e tij, me shkëlqimin e tij kur ka fluturuar në skenë, Rexhep Çeliku do të mbetet i paharruar ndër ne për vallet e shumta dhe koreografinë që ka përcjellë dhe me të cilën jemi rritur.

Rexhepi ka qenë i të gjithë shqiptarëve, ka qenë krenaria kombëtare dhe ne jemi mburrur më të. Njëjtë, ndjejmë edhe dhimbjen për shkuarjen e tij në amshim.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar i cili do të mbetet vlerë dhe orientim për gjeneratat të tëra. Dhe i tillë do të jetë përgjithmonë, gjithnjë përderisa përmendet dhe luhet vallja shqipe. Gjithnjë përderisa kujtohen dhe nderohen legjendat!

Pusho në paqe artist i madh!

Më Shumë

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Abdixhiku nga Prizreni kërkon rindërtimin e besimit të LDK-së

Është shënuar 34 vjetori i themelimit të LDK-së në Prizren. Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen LDK-së. “Ditën...

Lajmet e Fundit