Xhevdet Spahija ekspozon në Tiranë, nudot muzë e krijimtarisë

spahija pikturPiktori nga Kosova, Xhevdet Spahija, ekspozon për herë të parë punimet e tij në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar. Femra nudo është muzë e krijimtarisë së artistit.

Dëshirën e tij të kahershme për të ekspozuar punimet e tij në Muzeut Historik Kombëtar, piktori nga Kosova, Xhevdet Spahija më në fund e bënë realitet, raporton abcnews.

Nudoja mbizotëron në telajon e piktorit, për të cilën thotë se e ka frymëzim të brendshëm. Shpesh figurat femërore që mbizotërojnë në punimet e tij janë pjesë dhe e imagjinatës, por ka edhe nga ato të cilat kanë pozuar nudo për orë të tëra në studio dhe natyrë.

Piktura e tij është e përqendruar në disa cikle. Një vend të veçantë zënë legjendat shqiptare si Kush e solli Doruntinën…

Ndjesitë që merr nga personazhet e letërsisë i shëmbëllen dhe në telajon e tij si Manon Lesko.

Në punimet e prezantuara nuk mungojnë edhe peizazhet shqiptare si derdhja e Bunës, realizuar në pjesëmarrjen e Kolonisë së piktorëve mbarëshqiptar.

Në 64 punimet mbizotëron teknika e vajit si dhe tematika shqiptare, krijuar herë në formë reale , por nuk mungon psikoanaliza.

Piktori Spahija ka ekspozuar punët e tij në disa vende europiane.

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit