Pushimorja e braktisur në Nashec të Prizrenit

Dryni me zinxhir qëndron në derën e portës metalike me ngjyrë të zezë. Rojtari i moshuar e hap atë me çelës.

Në këtë mënyrë mundëson hyrjen në pushimoren, ku aktualisht mbretëron qetësia e plotë. Prej dekadash ky kompleks rekreativo-sportiv që gjendet në fshatin Nashec të Prizrenit qëndron i braktisur. Janë vetëm 4 roja që e ruajnë atë, sikurse edhe vetë komuniteti i fshatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo pushimore, e cila ishte vënë në funksion në pjesën e dytë të viteve të 80’ është njëra prej krenarive të këtij fshati turistik në bregun e Drinit të Bardhë. Por nami i saj nuk e ka prekur vetëm Komunën e Prizrenit, por tërë Kosovën dhe më gjerë. Kjo ngase ky kompleks rekreativo-sportiv ka shërbyer si vendpushim gjatë muajve të verës për mijëra nxënës të Kosovës.

“Parajsa” e pashfrytëzuar

Në vitet e arta të funksionimit të pushimores përpos bujtinave për nxënësit, këtu kanë funksionuar edhe mensa, dy pishina, terrenet sportive, derisa kopshti ka qenë i gjelbëruar dhe lulet e kanë zbukuruar.

Ndërsa aktualisht sikurse pishinat që janë të zbrazëta edhe ndërtesat janë në të njëjtën gjendje. Ndërkohë kopshti vende-vende është mbuluar nga shkurret…

Më Shumë

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit