3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Malishevë: “Eurosig” obligohet që paditësve t’ua kompensojë rreth 30 mijë euro për lëndimet në aksident trafiku

Kompania e sigurimeve “Eurosig”, do të obligohet t’ua paguajë rreth 30 mijë euro paditësve Samir, Marifete, Rexhep, dhe Sabrije Avdiaj, dhe të miturve R.A dhe R.A, të cilët kishin kërkuar kompensim dëmi material dhe jo material për aksidentin në trafik, që kishte ndodhur në vitin 2015, në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Paditësit Avdiaj, më 3 maj 2016, kishin ushtruar padi ndaj kësaj kompanie, pasi pretendojnë se kanë marrë lëndime trupore teksa ishin goditur nga një veturë, derisa po udhëtonin në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditësve Avdiaj.

Sipas aktgjykimit të përpiluar nga gjykatësi Nehat Qelaj, e paditura kompania e sigurimeve “Eurosig” obligohet që paditësit Samir Avdiaj, në emër të dhimbjeve të përjetuara, frikës, mjekimit, ndihmë të personit të tretë dhe ushqimit të përforcuar, ta kompensojë në shumën prej 2500 euro.

Në aktgjykim thuhet se kjo kompani për paditësen, Marifete Avdiaj, obligohet që në emër të dhimbjeve të përjetuara, frikës, mjekimit, shëmtimit, zvogëlimit të aktivitetit të përgjithshëm trupor, ndihmë të personit të tretë, dhe ushqimit të përforcuar, ta kompensoj në shumën prej 20 mijë e 500 euro.

Kurse, për paditësit Sabrije Avdiaj dhe R.A, kompania e sigurimeve “Eurosig”, obligohet që për secilin të paguaj shumën prej 2300 euro, dhe atë në emër të dhimbjeve të përjetuara, frikës, ndihmë të personit të tretë, mjekimit dhe ushqimit të përforcuar.

Ndërsa, sipas aktgjykimit, për paditësit Rexhep Avdiaj dhe R.A, obligohet që për secilin të paguajë shumën prej 1050 euro, për të frikën e të gjitha intensiteteve.

Bashkë me kompensimin e dëmit material dhe jo material, si dhe shpenzimet e kësaj procedure, kjo kompani është detyruar të paguajë shumë prej 29 mijë e 700 euro.

Në arsyetimin e aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, theksohet se nga administrimi i provave gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka vlerësuar se e paditura kompania e sigurimeve “Eurosig”, mbanë përgjegjësi në bazë të fajit për dëmin që i është shkaktuar paditësve më rastin e lëndimit gjatë aksidentit në trafik, për çka e paditura “Eurosig” është e obliguar që paditësve t’ia kompensojë dëmin.

“Pasi që shkaktuesi i dëmit ka pasur të lidhur kontratë më të paditurën “Eurosig”, dhe gjithnjë në këto rrethana kompensimin e dëmit e bënë e paditura mbi bazën e auto përgjegjësisë, konform nenit 159 dhe 136, të Ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Sipas gjykatës, sa i përket pjesës refuzuese mbi shumat e kërkuara në kërkesë padi, thuhet se këto shuma janë në shpërpjesëtim me dëmin real të pësuar nga paditësit.

Ndryshe, sipas padisë, më 30 dhjetor 2015 në fshatin Sllatinë, Komuna e Fushë Kosovës është shkaktuar aksident komunikacioni në të cilën lëndime trupore ka pësuar paditësit Samir, Marifete, Rexhep, Sabrije Avdiaj dhe të miturit R.A dhe R.A.

Siç thuhet në padi, aksidenti është shkaktuar kur ngasësi i automjetit “BMW”, Flamur Pacolli, i siguruar te e paditura, duke mos qenë i kujdesshëm gjatë vozitjes, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, dhe duke humbur kontrollin, kalon prej shiritit të majtë rrugor në shiritin e djathtë dhe godet në pjesën e pasme automjetin në të cilin ndodheshin paditësit.

Në padi thuhet, që automjeti i paditësve është larguar tërësisht nga rruga pas goditjes, dhe është përplasur me shtyllën e betonit, dhe si pasojë e së cilës të gjithë paditësit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Shuma të cilën paditësit e kanë kërkuar për kompensimin e dëmit material dhe jo material për aksidentin në trafik kishte qenë 54 mijë e 200 euro. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as grevën

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, njofton se pas takimit në të cilin ka analizuar situatën aktuale dhe ka thënë kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe...

Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit rikthehet në “shtëpi” me shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të martën pasdite do të bëhet përurimi i renovimit të tërësishëm të ndërtesës së Shtëpisë së...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit