Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Policia bën të ditur se realizoi urdhër për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore disa mujore, me datën 20.05.2026 sipas PO “Pronat në Prizren”, ka realizuar Urdhër për Kontroll dhe Sekuestrim të Përkohshëm në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, urdhër ky i lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren – Departamenti për Krime të Rënda”, njofton Policia.

Të pandehurit dyshohen se kishin arritur të falsifikojnë letërnjoftimin e viktimës që kishte vdekur dekada më herët, dhe ia prezantuan në mënyrë fiktive një personi tjetër, duke bërë marrëveshje ndërmjetësimi.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Aty thuhet se përmes kësaj marrëveshjeje, kanë arritur t’i tjetërsojnë 18 prona në një fshat në Prizren në vlerë 1 milionë euro.

 

“Lidhur me rastin janë kryer kontrolle me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, ku janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokument-letërnjoftimin e Serbisë të viktimës e cila kishte vdekur disa dekada më herët dhe duke e prezantuar në mënyrë fiktive person tjetër kanë bërë marrëveshjen e procedurës se ndërmjetshmit tek ndërmjetësuesi, dhe përmes kësaj marrëveshje për ndërmjetësim me kërkesë në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prizrenit kanë arritur ti tjetërsojnë 18 tetëmbëdhjetë (18) prona/parcela prej rreth tre 3.60ha që gjenden në një fshat në Prizren me vlerë rreth 1.000.000.00 milion euro”, njofton Policia.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Bëhet e ditur se pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: një lop-top, dy telefona, 14 mijë e 600 euro, si dhe dokumentacion të ndryshëm që mund të shërbejë si provë në procedurë të mëtejme.

“Personat e përfshirë dyshohen për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ neni 414, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së, veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“ nga neni 395, veprën penale nga neni 31 “Bashkëkryerje” i KPRK-së, ku njëri nga ta me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, një u lirua në procedurë të rregullt kurse personi tjetër gjendet në kërkim policor”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit