Kosova shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit

 

Në kuadër të 2 prillit, Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, janë shënuar aktivitete të ndryshme edhe në Kosovë. Organizata “Asociacioni Nacional i Autizmit Kosovë” ka realizuar një organizim për shënimin e kësaj dite në përkrahje të personave me spektrin e autizmit ku janë mbajtur aktiviteteve sensibilizuese në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ngjarje e cila është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cili e konsideroi këtë si ngjarje të veçantë sepse organizohet për njerëz me aftësi të veçanta.

“Këta fëmijë me vizatimet e tyre shprehen talentin e tyre të veçantë përmes pikturave të cilat i ekspozuan në sheshin e Prishtinës. Jam shumë i lumtur që si ministri kemi mbështetur edhe këtë aktivitet dhe projektet e kësaj natyre”, u shpreh ministri Gashi.

“Si institucion do të përkrahim gjithmonë aktivitete të kësaj natyre, ashtu që të rrisim ndërgjegjen dhe të edukohemi më tutje si shoqëri për autizmin dhe si të ballafaqohemi me të. Është detyrë e jona që personat e prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit t’i mbështesim dhe t’i kuptojmë dhe t’i ndihmojmë edhe familjet e tyre në çfarëdo forme”, tha ministri.

Aktiviteti u shoqërua me grumbullimin e fondeve për të plotësuar nevojat e fëmijëve me autizëm, njëkohësisht u realizuan edhe performanca artistike nga artistë të ri.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit