2.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Malishevë /Dënohet i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje të pyllit

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me pesë muaj burgim me kusht të akuzuarin për veprën penale “vjedhje pylli”, Hafir Morina.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të martën, pasi që i akuzuari në seancën e shqyrtimit fillestar e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi, Njazi Morina, dënimi me kusht ndaj të akuzuarit Morina, nuk do të ekzekutohet, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Ai është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në shumën prej 40 euro.

Kurse, në seancën e shqyrtimit fillestar i akuzuari ka kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, për arsye se sipas tij, këtë vepër e ka kryer nga gjendja e rëndë ekonomike.

Ndërsa, prokurori i rastit, Anton Hasanaj, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 27 dhjetor 2017, Hafir Morina, akuzohet se më 7 tetor 2017, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Udha e Gjakovës”, në rajonin ekonomiko-pyjor “Dubrava”, me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim pasuror, me qëllim vjedhje, kishte prerë 260 copë dru, me vëllim të përgjithshëm prej 2.08 metër kub.

Sipas aktakuzës, me këtë të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Njësia Pyjore në Malishevë, i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 332.80 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka kryer vepër penale “vjedhje pylli”, nga neni 358, paragraf 1 të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Lajmet e Fundit