8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

FSShK-ja apel Qeverisë: Merrni masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, pas raportimit të një infermiere me koronavirus, ka apeluar te qytetarët për kujdese të shtuar, ndërsa ka apeluar edhe te Qeveria që të marrë masa mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë.

Njoftimi i plotë i IKShP-së:

Duke mos dashur që të hapim panik po të rrisim vigjilencën e cila nga disa nuk po kuptohet se në çfarë situate gjendemi bazuar dhe në statistikat jo të mira të shteteve Evropiane ku numri i të prekurve me COVID-19 është duke u rritur tani më edhe tek punëtorët shëndetësor FSSHK apelon:

1.Qytetarë respektoni, respektoni, vetëm rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të cilët janë duke bërë punë heroike së bashku me të tjerët që ta kenë situatën në kontroll, në të kundërtën mund të vijmë në një situatë të palakmueshme për të cilën do të jetë vonë;

2. Q everi, urgjent t’i rrisni masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësor dhe poashtu të gjeni një strategji tjetër për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, sepse siç po duket po jep efekt të kundërt.

Pra, edhe njëherë dëgjoni këtë apel me vëmendje dhe përmbajuni rekomandimeve të IKSHPK-së siq ka thënë Prof. Dr. Naser Ramadani citim”frigoheni kur të fillojnë të sëmuren punëtorët shëndetësor nga COVID-19’’.

Në fund, tani më kemi rastin e parë nga Klinika infektive e QKUK-së, andaj Rrini në shtëpi që ne të punojmë.

Më Shumë

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajmet e Fundit