E shoqëruar edhe me bashkëpunëtorë, Osmani është pritur nga humanisti Halil Kastrati dhe të moshuarit që qëndrojnë në këtë shtëpi.

Osmani ka thënë se një shoqëri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin dhe se një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, sipas saj, humb kuptimin.
“Sot, në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit. Është përgjegjësi njerëzore e shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën. Faleminderit për mikpritjen dhe zemrën e madhe, Hoxhë Halil Kastrati”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
