Malisheva mbetet me vetëm një rast aktiv me COVID-19

Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv.

Edhe dje, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës dhe kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të komunës dhe IKSHP-së.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka bërë thirrje qytetarëve për të vazhduar me kujdesin e shtuar në raport me pandeminë.

“Të mbajnë maskat dhe dorëzat, të ruajnë distancën sociale, t’iu shmangen takimeve ku ka shumë njerëz dhe të vazhdojnë ti respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit”.

Gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar, një rast është aktiv dhe një rast i vdekjes.

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit