Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së Malishevës, në prani të Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Sipas njoftimit të KRU “Hidroregjioni Jugor”, studimi parasheh faza të zhvillimit që përfshijnë rritjen e kapacitetit furnizues dhe akumulues, sistem të ri pompimi, rivitalizim të rrjetit dhe zgjerim të zonës së shërbimit në 12 fshatra të komunës së Malishevës, me një kosto prej rreth 3.6 milionë euro.

Po ashtu, për vitin 2026 parashihet vendosja e tri pompave të reja me fuqi 75kW secila, si dhe ndërtimi i një rezervuari të ri me kapacitet 1,000 m³, duke e rritur kapacitetin total të ruajtjes së ujit në 1,720 m³.
Sipas kompanisë, projekti pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit, të përmirësojë efiçiencën energjetike dhe të ulë kostot operative afatgjata.
Qeveria e Kosovës ka zotuar mbështetje financiare për këtë projekt, me një investim prej 315 mijë eurosh për vitin 2026./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
