Bayerni ia bën ‘8 me 2’ Barcelonës

Në “Estadio da Luz” të Lisbonës u luajt çerekfinalja e Champions League mes Barcelonës dhe Bayern Munchen.

Askush nuk do ta besonte para kësaj supersfide se rezultati final do të ishte 8-2 për kampionët e Gjermanisë.

Pritej një ndeshje e ekuilibruar, nga dy ekipet që kishin fituar 10 herë të dy bashkë Championsin (5 herë Bayerni dhe 5 herë Barcelona), por që u shënuan plot 10 gola.

Bayerni e nisi mjaft mirë, me golin e Muller në minutën e 4-t. Barcelona barazon me autogolin e Alaba (7’), por vetëm kaq, pasi gjermanët nisin dominimin total.

Perisic, Gnabry dhe sërish Muller realizojnë në pjesën e parë, duke e mbyllur 4-1.

Në të dytën përsëritet po i njëjti rezultat, 4-1 për bavarezët, që me rezultatin e përgjithshëm 8-2 sigurojnë biletën e gjysmëfinales, ku presin fituesin e çiftit Manchester City-Lyon, që do të luhet nesër mbrëma.

3 things learned as Bayern Munich beat Barcelona 8-2

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit