Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të veçanta të jetës kulturore dhe publike në vend.

Paçaku, i cili i përkiste komunitetit rom, ishte përfaqësues i këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Nga viti 2008 deri më 2010 ai mbajti edhe postin e nënkryetarit dhe këshilltarit të komunitetit rom në Kosovë.

Me profesion gazetar, ai ishte i angazhuar në media dhe organizata të ndryshme. Në vitin 2004 kishte punuar në radion multietnike “Radio Protestant-Paris”, ndërsa në vitin 2006 ishte drejtor i Organizatës Joqeveritare “Romani Baxt Kosova”. Një vit më vonë, ai ushtroi detyrën e gazetarit dhe drejtorit të ueb-faqes në gjuhën rome “Nevipe Kosova”.

Përveç angazhimit në gazetari dhe politikë, Kujtim Paçaku ishte edhe poet e shkrimtar, i njohur për krijimtarinë e tij me mesazhe të fuqishme njerëzore dhe shoqërore.

Një nga “amanetet” më të njohura të poetit ishte dëshira që, pas vdekjes, të varrosej vertikalisht. Përmes këtij simbolizmi, ai përcillte mesazhin se gjatë gjithë jetës nuk iu dha mundësia “të qëndronte në këmbë”, siç shprehej vetë në testamentin e tij poetik.

Testament

Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tepihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
VERTIKALISHT
Meqë gjithë jetën
S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!

 


 

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mund të jetë një imazh i ?skuter, seguej dhe ?teksti që thotë "?Trotinet Elektrik MK085 BRUNOTECH R HblmuK3pa? ? ledsien ?? Fugia 50OW 329.00€ 249,00€ 20.75€ x 12 Muaj Deri 35km " ? CC Mbushjawshpsjti 3-4 Orö Rrota 10" Pesha 120kg 120kg BRENTONI -HOME Aftesi ngjitjeje derini16 0-715" +383 (0)48 328 260 +383 [?)48 433 200?"??

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit