10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nagavci: Grenellit i pëlqen një negociator si Avdullah Hoti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen ekonomike të arritur në Uashington, në mes të Serbisë dhe Kosovës.Ajo ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes që Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet për të negociuar me Serbinë në emër të Kosovës.

“Përkundër të deklaratave të vazhdueshme në Kuvend të Hotit se platofrmë e vetme është Kushtetuta, ndërsa për mini-shengenin e konsideronte të dëmshëm, ajo çfarë pamë të premten e kaluar ishin zotime të kundërta me deklarimet që i kemi parë dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Duhet përmendur se kjo Qeveri nuk mund të negociojë në emër të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, për këtë marrëveshje, kryeministri Hoti pas vetës ka vetëm gjysmën e LDK-së dhe gjysmën e Nismës Socialdemokrate.Ajo ka folur edhe për ‘cicërimat’ në mes të ambasadorit Richard Grenell dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.“Akuzat që në vazhdimësi i ka bërë Grenell nuk tregojnë asgjë për Vetëvendosjen dhe Kurtin, ato tregojnë për mënyrën sesi negocion Grenell, duket se ati i pëlqejnë negociator si Hoti që i bëjnë aminin për kërkesat që ka, pavarsisht a janë në interes të Kosovës”, deklaroi Nagavci.

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit